Gjykata e Oslos: 42-vjeçari i cili u arrestua të mërkurën në Bærum, i dyshuar për financim të terroit, është në paraburgim për katër javë me ndalesën e letërkëmbit dhe të vizitës nga Gjykata e Rrethit të Oslos, transmeton Koha.mk
Personi akuzohet për mbështetjen e IS duke dërguar para në Siri, thotë këshilltari i lartë në PST(shërbimi i fshehtë norvegjez, vër. e përkthyesit), Martin Bernsen.
Aktvendimi i gjykatës së qarkut është në përputhje me kërkesën e avokatit të policisë në PST,Thomas Blom. 42-vjeçari jeton në Bærum dhe është shtetas norvegjez. Ai është xhaxhai i shqiptaro-norvegjezit Egzon Avdyli, i cili luftoi për IS në Siri dhe i cili i përkiste udhëheqjes së Ummetit të Profetit. Avdyli u njoftua të jetë vrarë në
betejë në prill 2014.
Personi nuk i ka pranuar akuzat penale në gjykatë. Ai pranon se i ka dërguar para një miku në Siri, por tha se këto ishin para që miku kishte nevojë për të shpëtuar nga IS.
– Ai është armiku i IS. IS do ta vriste atë dhe ai kishte nevojë për para për të ikur, tha 42-vjeçari në gjykatë. I pyetur nëse ai kishte prova për këtë, ai tha se kishte “shumë dëshmi” në formën e mesazheve të bisedave në celular. Megjithatë, ai nuk donte ta jipte fjalëkalim, në mënyrë që PST të mund të hapte telefonin celular, i cili u konfiskua dje në shtëpinë e tij. Ai gjithashtu nuk dëshiron ta jep fjalëkalime (paswordin, vër e përkthyesit) për tu kycur të tjerët në rrjetet sociale që ai i ka përdorur. Megjithatë, ai pranoi se mbrojtësi i tij Svein Holden mund të hynte në një dialog me PST-në për të gjetur një mënyrë për të nxjerrë prova nga celulari, në mënyrë që asnjë informacion tjetër privat të del në publik.
Policia arrestoi dje dy persona në Bærum, të dyshuar për financim terrorizmit. Një nga ta u lirua pas marrjes në pyetje, ndërsa 42-vjeçari ishte marrë në pyetje së pari të enjten, pasi nuk deshti të përgjigjej të mërkurën.
Të dy të arrestuarit akuzohen për shkelje të nenit 135 të Kodit Penal – financimin e terrorizmit. Në vitin 2015, 42-vjeçari u dënua me katër muaj burg për shkelje të ligjit të Armëve, pasi ai në vitin 2014 u përpoq ta fshehte në një oborr të kopshtit, në një kasolle pyjore në Bærum. Arma duhet t’i përkiste Egzon Avdyli, sipas VG, transmeton Koha.mk
Aftenposten. Më 21 shtator 2012: “Profetens Ummah” (“Populli i Profetit”), bëhen të njohur për opinionin publik kur demonstrojnë pranë ambasadës amerikane në Oslo. Pas një kohe të shkurtër, shumica e tyre shkojnë në Siri.
https://www.document.no/2019/06/13/42-aring-fengslet-for-terrorfinansiering-nekter
-straffskyld-trengte-penger-for-a-flykte-fra-is/
Përndryshe, Egzon Avdyli, i vrarë në Siri në vitin 2014, ka qenë për një kohë në krye të “Profetenes Ummah” në Oslo,pra i pari i ekstremistëve religjioz islamik nga e gjithë bota që jetojnë në Norvegji. Sic mund të vërehet, personi që është arrestuar si i dyshuar tash për financim të terrorizmit, është xhaxhai i Egzon Avdylit, i cili qysh në vitin 2015 e ka fshehur armën e Egzonit.
Siç dihet edhe dy vëllezër të tjetë të Egzon Avdylin janë të burgosur për veprimtari terroriste në Norvegji, së bashku me disa të tjerë që i takojnë të ashtuquajturit “Populli i Profetit”, (Profetens Ummah). Pra, këta dhe jo vetëm këta në rastet e tilla, nuk mund të llogariten si shqiptar, as si norvegjez, as si suedez, si danez; pasi realisht i takojnë një populli (ummeti) tjetër, që këta e quajnë “Profetenes Ummah”, që do të thotë: “Populli i Profetit Mohammad”.
Familja e Egzon Avdylit janë nga një fshat në afërsi të Pejës, të ardhur aty nga krahina e Plavës e Gucisë, në Mal të Zi.
Egzon Avdyli përmendet edhe në librin “Martyrene” të gazetarit Pål Refsdal, të botuar në vitin 2018, reporterit norvegjez të luftërave botërore, i cili e ka njohur Egzonin. Pål Refsdal ka qenë reporter lufte edhe në Kosovë në vitin 1998,ku është plagosur në Pashtrik dhe ka qëndruar afër katër muaj në spitalet ushtarake të UCK-së në Likoc e ngjeti, pastaj edhe në vitin 1999. Në vitin 2017, 17 vite pas, Arkivit të Kosovës ia ka falur mbi 1000 fotografi nga
lufta e asaj kohe. (Gjergj – Bajram Kabashi/Oslo)