Shkup, 20 tetor – Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut sërish janë regjistruar shifra rekorde të të infektuarve me koronavirusin Kovid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 2140 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me virusin korona, 408 persona janë diagnostifikuar me Kovid-19.
Sipas komunave janë regjistruar këto raste: Shkup-227, Kumanovë-12, Shtip-15, Prilep-4, Tetovë-34, Strugë-5, Veles-15, Manastir-10, Ohër-23, Kavadarc-4, Gostivar-2, Strumicë-18, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Koçan-4, Demir Hisar-4, Pehçevë-2, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-6, Resnjë-1 dhe Negotinë-2.
Ndërkohë, gjatë orëve të fundit ka pasur numër rekord të pacientëve të shëruar, edhe ate sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 280 pacientë: Shkup-148, Kumanovë-3, Shtip-17, Prilep-16, Tetovë-18, Strugë-4, Veles-4, Manastir-8, Ohër-3, Kavadarc-8, Gostivar-3, Gjevgjeli-9, Strumicë-12, Kriva Pallankë-6, Radovish-2, Koçan-3, Probishtip-4, Berovë-1, Vallandovë-2, Kratovë-2, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-4 dhe Negotinë-1.
Ndërkaq betejën me virusin korona e kanë humbur katër pacientë gjatë 24 orëve të fundit. Nga fillimi i pandemisë të infektuar janë regjistruar 24196 veta nga gjithsej 223.922 teste.