Kryeministri britanik Boris Xhonson sot në Parlament deklaroi se është i bindur se e ka arritur marrëveshjen më të mirë të mundur me Brukselin për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe i paralajmëroi deputetët se nuk ka gatishmëri në BE për anulim të mëtejshëm.
“Besoj se kjo është marrëveshje e mirë. Me këtë marrëveshje, mundësitë për negociata të reja, negociata të frytshme janë shtjerrë…Ka shumë gatishmëri të vogël nga ana e miqve tanë në BE që kjo të vazhdohet edhe për një ditë”, tha Xhonson.
Lideri i Partisë opozitare Laburiste, Xheremi Korubin, megjithatë, në Parlament deklaroi se qytetarët duhet ta japin fjalën e fundit për dalje të vendit nga Bashkimi Evropian dhe se partia e tij nuk do ta përkrah marrëveshjen e kryeministrit Xhonson me Brukselin për Bregzitin.
Parlamenti britanik në seancën e sotme të jashtëzakonshme do të prononcohet për marrëveshjen me BE-në për Bregzitin, afati i fundit i së cilës është 31 tetor. (koha.mk)