Atalanta triumfoi dje 3:1 në udhëtim te Lazio, duke e mbajtur vendin e katërt në tabelë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info, përcjell gazeta Koha. Klubi zikaltër, ku luajnë Berat Gjimshiti e Etrit Berisha, padyshim që është befasia e këtij edicioni në ligën italiane. Ndërkohë, pas triumfit ndaj Lazios, tifozët e Atalantas i kanë bërë një pritje spektatolare ekipit. Mediat italiane shkruajnë se mbi 4,000 tifozë kanë dalë për të festuar fitoren e madhe drejt ëndrrës për t’u kualifikuar në kompeticionin elitar evropian për klube.
4000 mad Atalanta fans at the airport in Bergamo to welcome their team back from Rome!! pic.twitter.com/cWZUG5w83J
— ForzaItalianFootball (@SerieAFFC) May 5, 2019