Prodhuesit gjerman i automobilave dhe Ford janë dakorduar për investime të përbashkëta për të krijuar një rrjet të mbushjes së shpejtë për makinat elektrike në Evropë. BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen Group me markat e saj Audi dhe Porsche nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi i cili parashikon krijimin e rrjetit në fjalë, fillimi i të cilit është paraparë vitin e ardhshëm. Qëllimi kryesor është që të sigurohen 400 stacione për mbushje të makinave elektrike në mbarë Evropën, e cila deri në vitin 2020 do të rritet me disa mijëra stacione. Sipas planit, fuqia e stacioneve për mbushje elektrike do të arrijë në 350 kilovat, e cila është më e shpejtë se sistemet aktuale për mbushje që ekzistojnë në botë. Nuk është përcaktuar se sa mjete financiare kërkon projekti.