Arabia Saudite po planifikon të krijojë një qytet të ri ndërkufitar, ku do të dominojnë ligjet perëndimore. Vendi i ri do të quhet “Neom” dhe do të ngrihet pranë Detit të Kuq. Projekti madhështorë kap vlerën e 400 miliardë paundëve dhe është pjesë e strategjisë së sauditëve për t’u kthyer në një qendër globale për ngjarje sportive.
Qyteti i ri do të funksionojë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e vendit, me ligje të ndryshme për punëtorët dhe të drejtat e grave. Gjithashtu këtu vizitorët do të kenë më shumë liri, siç është e drejta për të pirë alkool apo për t’u veshur ndryshe nga çfarë parashikojnë ligjet e rrepta të Arabisë Saudite.
Në qytetin e ri do të organizohen aktivitete të ndryshme sportive dhe njerëzit do të kenë lirinë për të bërë gjithçka që lejohet edhe në Perëndim.