Për gati 40 vjet, Li Xitian vuan nga një sëmundje e pa shërueshme e lëkurës, që e bën këtë të fundit të fortë si lëvorja e një peme. 58-vjeçari besohet se vuan nga një formë ekstreme e psoriasis, një gjendje e lëkurës që e bën atë të kuqe, si të djegur dhe të mbushur në kore. Lëkura e tij e ashpër e ngjashme me lëvoren e pemës është shpërndarë nga koka, përgjatë gjithë kurrizit, deri tek këmbët.
Siç shkruan e përditshmja “The Sun”, kjo gjendje e lëkurës mund të nisë në çdo moshë, por është më e zakonshme tek të rriturit nën 35-vjeç. Këto pjesë të ashpra të lëkurës zakonisht shfaqen në bërryla, gjunjë e kokë, si dhe në pjesën e fundshpinës, por mund të dalin edhe në pjesë të tjera të trupit. Shumica e njerëzve preken nga pjesë të vogla, por në raste ekstreme, si ajo e këtij burri, ato mund të jenë të jenë tepër të ashpra e të dhimbshme. Nuk ekziston kurë për psoriasis, por një gamë mjekimesh mund të përmirësojnë simptomat. Li, nga provinca Henan e Kinës, deklaron se kjo gjendje iu shfaq pasi një berber e çau pa dashje në skalp, në vitet 50 -të. Ai ka shpenzuar më shumë se 11 mijë paund për të gjetur një kurë për sëmundjen e tij, por mjekët nuk kanë mundur që t’ia lehtësojnë dhimbjen.