Në këtë ditë në vitin 1976 u shfaq filmi legjendar “Rocky”, filmi më i famshëm i boksit në historinë e kinemasë. Para 40 vitesh u shfaq filmi i famshëm “Rocky” në të cilin përshkruhet historia e ngritjes së Rocky Balboa, boksierit modest nga Filadelfia karakterin e të cilit e mishëroi aktori Sylvester Stallone. Stallone është i pari që shkroi skenarin e filmit për 20 orë i frymëzuar nga dueli legjendar midis Muhamed Ali dhe Chuck Ëepner. Producentët e pranuan skenarin e tij dhe ishin të gatshëm të paguajnë për të 125.000 dollarë, por për aktor kryesor donin ndonjërin nga yjet e atëhershme të Hollywood-it.