4-vjeçarja Alannah George arriti një rezultat IQ prej 140 dhe tashmë është zyrtarisht një gjeni. Vogëlushja është e fiksuar pas numrave dhe fjalëve. Asaj më shumë i pëlqen që të recitojë alfabetin se sa të këndojë vjershat e kopshtit. Rezultati i saj i pabesueshëm i IQ do të thotë se ajo ka ‘inteligjencë superiore të përgjithshme’.
Alannah shkon në të njëjtën shkollë me nipërit e Mbretëreshës dhe dashuria e saj për numrat i ka dhënë mundësinë që të futet në Mensa-n britanike. Mensa është një grup elite, me inteligjencë të lartë. Hyrja në këtë shkollë është shumë e vështirë. Muajin e kaluar, Alannah u vlerësua nga një psikolog i lartë arsimor, Dr. Peter Congdon, i cili tha se ajo është një ‘gjeni intelektual’.
Alannah zyrtarisht u bë një nga anëtarët më të rinj të Mensa-s, në botë dhe mamaja e saj, Nadine, 37, thotë se ishte një realizim “i frikshëm”. ‘Është emocionuese dhe dërrmuese. Unë dua të sigurohem që ajo të arrijë potencialin e saj. Është kaq e vogël. Ishte një realizim i frikshëm kur morëm rezultatet se sa e zgjuar është . Ajo po bën hapa të mëdhenj. Ka një aftësi për të lexuar dhe mund të dekodojë fjalët vetë”, tha nëna e vogëlushes.