Amelia Brooke Harris është një vajzë 4 vjeçare e cila është vrarë nga nëna e saj në South Wales me 8 qershor. Vajza është gjetur e vdekur në një tavolinë në oborr, përcjell Gazeta Metro.
Nëna e saj Carly Ann Harris 37 vjeçare është paraqitur në gjykatë për vrasjen.
Officeri Robert Lewis ka thënë se policia ka dalë në pjesën e pasme të kopshtit të shtëpisë ku gjeti trupin e fëmijës në tavolinë.
Ai tha:” Në oren 10 e 15 të mëngjesit atë ditë, një burr ka dëgjuar britma në rrugë se dikush ka vdekur.
Nëna e saj, Carly Harris është duke u akuzuar për vrasjen e vajzës së saj.
Akoma nuk kan dalë testet dhe nuk është ardhur një përfundim se si ka ndodhë vrasja dhe se si ka vdekur Amelia. Anëtarët e tjerë të familjes nuk ishin prezentë në gjykatë.
Ata e shpjeguan vajzën e vogel si një “vajzë e dashur, motër dhe mbesë shumë e dashur”./gazetametro.net