Shkup, 12 tetor – Pançe Angellov, i cili më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë shfaqi dhunë mbi Radmilla Sheqerinskën është dënuar me burg prej 4 vitesh, njofton Koha.mk. Para marrjes së vendimit, Angellov në seancën e kaluar pranoi fajin, ndërsa gjykata mori parasysh edhe rrethanat se vepra është kryer në vend publik. I akuzuari Angellov pas sjelljes së vendimit tha se dënimi është shumë i lartë dhe se do të ankohet tek Gjykata e Apelit. (koha)