Është e vërtetuar shkencërisht që duhan pirja ju shkakton sëmundje të kancerit dhe probleme me zemër. Kur pini duhan, trupi juaj mbushet me nikotine dhe për shkak të varësisë nga nikotina me vështirësi mund të hiqni dorë nga pirja e duhani, shkruan arbresh.info. Por ja cilat ushqime mund të ju ndihmojnë që ndaloni së piri duhan.
QUMËSHTI. Sa herë që dëshironi të ndizni një cigare, pijeni një gotë qumësht. Qumështi është një ndër ushqimet kryesorë që ndihmon në lënien e pirjes së duhanit.
KRIPA. Pak kripë mund të ju ndihmojë të frenoni dëshirën për të pirë duhan. Kripa pa veti antidepresive që mbush boshllëkun e lënë pas kur hiqni dorë nga duhani.
USHQIMET ME VITAMINË C. Pirja e duhanit largon vitaminën C nga trupi juaj dhe shkakton mungesë të kësaj vitamine. Ushqimet që përmbajnë vitaminë C, si lakra jeshile, limoni, frutat mund të ju ndihmojnë të hiqni hiqni dorë nga pirja e duhanit.
KOSI. Kosi është një ndër ushqimet më të mira që frenon dëshirën tuaj për të pirë duhan. Jo vetëm që është i shëndetshëm, por krijon shije të tmerrshme nëse paj ngrënies së kosit pini duhan.