Bill Clinton, njeriu më i fuqishëm në botë ishte turpëruar dhe kishte rënë poshtë kur publikisht dolën provat se ai me të vërtetë ka pasur një aferë me Monika Lewinsky, shkruan Gazeta Metro, transmeton gazeta Koha.
Por nga njerëzit e fuqishëm dhe me ndikim ai nuk është njeriu i vetëm që është turpëruar nga aferat e tij seksuale. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 4 nga këta persona të famshëm:
1. Bill Clinton
Pas deklarimit të Bill Clintonit për publikun amerikan se kjo nuk ka ndodhur, gjatë një konference për shtyp se “nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua, Mis Lewinsky”, ai u detyrua më pas të pranojë këtë çështje kur Ms Lewinsky doli në publik duke e treguar fakte nga shtrati, çka e turpëroi atë. Përderisa ai nuk u fajësua për gënjeshtër, presidenca e tij pas skandalit nuk u shërua plotësisht.
2. Princit Charles
Në 1981 gratë nga e gjithë bota janë shkrirë pas martesës “përrallore” në mes Princit Charles dhe Lady Diana Spencer, një mësueses që punonte në kopshtin e fëmijëve.
Por, vetëm disa vjet më vonë, Princi Charles filloi një marrëdhënie me Camilla Parker-Bowles, një grua që kishte pasur një marrëdhënie me të në vitet 1970. Regjistrimet e bisedave të tyre të fshehta dolën në shtyp në vitin 1992 (duke përfshirë fantazitë që Charles donte të ishte “tamponi” i Camillës, dhe pas kësaj ai ndahet nga Princesha e dashur, Diana.
Përderisa ai përfundimisht u martua me Camillën (tetë vjet pas Diana u vra në një aksident me makinë), publiku britanik mori një kohë të gjatë për të falur mbretin e tyre të ardhshëm.
3. Tiger Woods
Woods ka fituar 14 medale të golfit, dhe ishte një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë, kur u zbulua se ai ishte gjithashtu një kampion i skandaleve seksuale .
Në vitin 2009 gruaja e tij e bukur suedeze Elin Nordegren e përzuri dhe e ndjeki atë nga shtëpia me një shkop golfi, pasi ajo zbuloi aferën e tij me një pronare të një klupi të natës ,Rachel Uchitel.
Elin shumë shpejt kishte për të zbuluar (së bashku me pjesën tjetër të botës) se sa Tiger kishte problem ta mbajë organin e tij brenda pantallonave. Ai thuhet se ka pranuar të ketë fjetur me 120 femra, të cilat në të vërtetë nuk përputhen me imazhin e tij të pastër- prerë si një njeri familjar. Jo vetëm që jeta dhe familja e tij u shkatërrua, por edhe sponsorët e tij u larguan, dhe prej asaj kohe ai nuk ka fituar më asnjë çmim në golf.
4. Gareth Evans
Në vitin 1997, politika australiane u trondit nga lajmi se demokratja, liderja Cheryl Kernot u braktis nga partia Labor Party.
Një vit më vonë doli lajmi se ajo kishte pasur një aferë me ish-ministrin e jashtëm Gareth Evans. Ai mohoi çështjen në parlament, por më vonë i dërgoi asaj një e-mail për t’i thënë se ai ishte duke luftuar me “pasojat” e kësaj gënjeshtre. Gazetarja Laurie Oakes mori atë email dhe e publikoi , me çrast të dyja palët u dëmtuan rëndë.