Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumani janë duke planifikuar që të organizojnë së bashku Botërorin e vitit 2030. Sot 4 liderët të shteteve këtyre shteteve të Gadishullit të Ballkanit janë takuar në kuadër të samitit të zhvilluar në resortin bregdetar Varna. Propozimi ka ardhur nga kryeministri grek, Aleksis Cipras i duke shprehur dëshirën e tij për të bashkëpunuar me këto shtete të Ballkanit.
Megjithëse Botërori i 2030 ende nuk është hapur zyrtarisht për hedhjen e kandidaturave, Argjentina, Paraguai dhe Uruguai janë gjithashtu duke bashkëpunuar së bashku që të organizojnë këtë Botëror.
“Unë mendoj se është e drejtë që të diskutojmë për propozimin e Ciprasit” – tha kryeministri i bullgarisë Bojko Borisov.