Juventusi dëshiron ta transferojë në klub mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen. Danezi ka refuzuar ta vazhdojë kontratën dhe kampionët e Italisë po e shohin si zëvendësim adekuat i Paulo Dybales.Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër”, do të provojë ta transferojë danezin, nëse PSG transferon Dybalen, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta KOHA.
PSG ishte i interesuar për ta transferuar Eriksenin, nëse Neymar do t’i ribashkohej Barcelonës, mirëpo ka shumë spekulime që klubi katalanas ka hequr dorë nga braziliani.
Eriksen ka shënuar 49 gola dhe 60 asisitime që prej kohës kur i është bashkuar gjigantit anglez në vitin 2013.