Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk ka ndonjë problem me presidentin, Florentino Perez. Ka pasur shumë spekulime që tekniku francez ka probleme me Perezin, pasi dështoi ta transferojë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.Mirëpo, Zidane ka insistuar se nuk ka ndonjë gjë mes tyre, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta KOHA.
“Vendimet i bëj në fushë dhe kjo me shqetëson. Lidhja që kam me presidentin ka qenë gjithnjë e mirë. Është presidenti i cili me ka rikthyer në klubin për të cilin kam luajtur, kurrë nuk do ta harroj këtë gjë. Të gjithë janë të lirë për të menduar çfarë do që dëshirojnë.
Kujtojmë se Reali sot do të ndeshet me Villarealin në ora, 21:00.