Tallmadge D’Elia vdiq, sepse cigarja elektronike që po tymoste shpërtheu. 38-vjeçari punonte si gazetar i pavarur dhe në atë kohë ai ishte në shtëpinë e familjes në St Petersburg, Florida.
Ai nuk është personi i parë në Shtetet e Bashkuara që vdes nga një incident i tillë dhe ky nuk është i pari incident i rëndë me një cigare elektronike. Në vetëm shtatë vjet, 195 duhanpirës amerikanë vdiqën dhe 38 prej tyre pësuan lëndime serioze si fraktura të qafës dhe dhëmbë të thyer. Gazetari i pavrur u gjet i vdekur më 5 maj nga zjarrfikësit.
Dhoma e tij e gjumit kishte marrë flakë dhe trupi i tij ishte karbonizuar në masën 80%. Autopsia konfirmoi dy ditë më parë se shkaku është shpërthimi i cigares elektronike, e cila shpërtheu. Dy pjesë të veshjes plastike janë gjetur në kafkën e tij.
Autopsia nuk specifikon se si cigarja shpërtheu. Dihet, megjithatë, se ishte e modifikuar, për të mundësuar akses më të madh në bateri nga duhanxhiu. Në fakt, tensioni nuk ishte i rregulluar si në të gjitha modelet e tjera të të njëjtit lloj.