38 viktima brenda një jave në Kosovë

21

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima të reja dhe 220 raste me COVID-19, transmeton albinfo.ch.

Vetëm nga e hëna e deri sot, në Kosovë kanë vdekur 38 persona të infektuar me COVID-19.

Dita e hënë e 20 korrikut në Kosovë shënonte 139 viktima nga coronavirusi teksa sot ky numër ka shkuar në 177.

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 564 raste, prej tyre 354 të konfirmuar me COVID-19 të shtrirë në klinika dhe spitale rajonale. Prej tyre, 353 me oksigjenoterapi, ndërkaq 17 në respiratorë dhe 18 në ventilim mekanik.

Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur të shtunën në një konferencë për media se nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me coronavirus.

Spitalet me kapacitete të kufizuara e staf shëndetësor të infektuar

Ai tha se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen e disa klinikave për t’i shfrytëzuar më pas ato për personat e prekur me coronavirus.

Comments are closed.