Shkup, 6 korrik – Mekanizëm i ngjashëm si Shengen i shteteve të Ballkanit Perëndimor kërkoi sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim Majlinda Bregu, duke treguar se pamjaftueshëm shfrytëzohen mundësitë për bashkëpunimin rajonal.
Rezultatet nga Samiti, siç kumtoi KRB-ja, janë Deklaratë rajonale për pranim të ndërsjellë të kualifikimeve të shkollave të larta, që do t’u mundësojë të rinjve që të kenë favor nga modeli i pranimit automatik të diplomave dhe periudhës së studimit në entet e arsimit të lartë, si dhe Deklaratës për romët, me të cilën Ballkani Perëndimor obligohet që të punojë me vendosmëri për integrimin e plotë të popullatës rome në rajon.
KRB-ja është lloj i trupit operativ të vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, themeluese dhe anëtare i së cilit është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ana e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së i është besuar edhe roli i koordinatorit për zbatimin e detyrave dhe qëllimeve të Planit aksional shumëvjeçar për hapësirë të përbashkët ekonomik.