37-vjeçari me kokën më të pazakontë në botë (FOTO)

Mjekët kanë publikuar fotografitë e një koke të pazakontë të një 37-vjeçari nga Italia, lëkura e së cilit duket si jorgan. Pacienti, emri të cilit nuk është bërë publik, vuan nga çrregullim si pasojë e të cilit ai prodhon më shumë hormone të rritjes se njerëzit e zakonshëm.

Kur shkoi tek mjekët, pacienti kishte gjithashtu këmbë, duar dhe nofullën e poshtme më të zgjeruar, të gjitha simptoma të një çrregullimi të rrallë të quajtur acromegaly. Ky çrregullim bën që kockat të rriten më shumë se zakonisht në masë, zakonisht tek moshat e mesme. Në një shkrim të botuar në Revistën Mjekësore The New England, mjekët shpjeguan se trashja e lëkurës së skalpit quhet cutis verticis gyrata. Sipas tyre,  kjo mund të ndodhë në raste të izoluara, ose mund të lidhet me disa probleme si acromegaly, si në rastin konkret. Pacienti u trajtua nga mjekët pas konfirmimit të diagnozës, megjithatë shenjat e theksuara në kokë, sipas ekspertëve nuk mund të zhbëheshin. Kishte qenë bashkëshortja e tij e cila kishte vënë re lëkurën në kokën e të shoqit, megjithatë dalëngadalë ai kishte filluar të shfaqte edhe simptoma të tjera. Për 4 vite me radhë, ai kishte vuajtur nga djersitja e tepërt, dhimbja e kokës dhe dhimbjet e kyçeve.

Testet e kryera nga mjekët zbuluan se 37-vjeçari kishte nivele të larta të hormoneve të rritjes. Fillimisht atij iu dha një dozë glukozë, në përpjekje për të ulur prodhimin e hormoneve, por kjo nuk pati sukses. Kjo bëri që mjekët të dyshonin se shkaku i vërtetë mund të ishte acromegaly, e për këtë arsye ata skanuan trurin e pacientit. Ata zbuluan një tumor në gjëndrën e tij të hipofizës. Tumori, i quajtur pituitary adenoma është në fakt shumë i zakonshëm. Përllogaritet që në një pikë të jetës, ai shfaqet tek 1 në 5 persona. Në të shumtën e rasteve është një masë beninje dhe e padëmshme, që diagnostikohet rastësisht.

Por pikërisht ky tumor mund të çojë në prodhimin në masë ose në pakicë të hormonit të rritjes, duke shkaktuar simptoma të ndryshme, si në rastin e 37-vjeçarit, por edhe gjuhë apo tipare më të zmadhuara, një zë më të trashë, apo një cikël menstrual të çrregullt tek femrat. Vetë tumori mund të shkaktojë dhimbje koke apo probleme me shikimin për shkak se prek indet e trurit që ka pranë. Pacienti në fjalë iu nënshtrua ndërhyrjes për heqjen e tumorit dhe u trajtua me medikamente për ndalimin e prodhimit në masë të hormonit të rritjes.

Shkencëtarët përllogarisin se 3 në 4 persona në çdo 1 milion zhvillon acromegaly çdo vit dhe rreth 60 mijë nga 1 milion njerëz preken nga kjo sëmundje.