Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirus, ndërsa 11 persona janë shëruar, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.
Nuk ka pasur ndonjë rast me fatalitet në 24 orët e fundit dhe janë bërë 508 testime.
Në vend janë regjistruar afro 2000 raste të infektuar me virusin korona, ndërsa 113 prej tyre kanë përfunduar me vdekje, si dhe ka 417 raste aktive.