Kili, kampion në fuqi i Copa America, e nisi në mënyrën më të mirë të mundshëm misionin për të mbrojtur titullin me një fitore e pastër dhe e thellë në shifrat 4-0 ndaj Japonisë. Ky triumf është vlerësuar nga ana e mesfushorit Arturo Vidal, i cili u shpreh se, pavarësisht rezultatit, suksesi që u arrit nuk ishte dhe aq e thjeshtë.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe që ne arritëm të merrnin maksimumin. Edhe shënuam 4 gola nuk ishte dhe aq e thjeshtë të fitonin përballë Japonisë. Me vjen mirë që e nisëm Copa American në këtë lloj forme, pasi na motivon shumë për ndeshjet e ardhshme. Duhet të vazhdojmë kështu, të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos nënvlerësojmë asnjë kundërshtarë. “
Pavarësisht 3 pikëve të marra, Vidal i bën thirrje shokëve të skuadrës të mos pushtohen nga euforia, pasi kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe se asgjë nuk ka përfunduar.
“Duhet të përmirësojmë lojën që bëmë ndaj Japonisë. Jemi një skuadër që ka cilësi dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta mbrojtur titullin kampion. Nuk duhet të mbivlerësojmë veten dhe mbi të gjitha nuk duhet të na pushtojë euforia. Nëse tregohemi të kujdesshëm, jam i bindur se mund t’ia dalim.”