Kosova e mposht bindshëm Turqinë dhe e rrëmben kreun në grup

Ekipi kombëtar U21 i Kosovës e ka vazhduar ecurinë e përkryer duke e mposhtur 3:1 Turqinë U21 në Prishtinë dhe tani është lider i Grupit 3 kualifikues për Kampionatin Evropian U21.

Golat nga Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati i mjaftuan kombëtares dardane ta mposhtë Turqinë në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2021 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ky triumf nënkupton se verdhekaltrit tani janë lider të Grupit 3 me gjashtë pikë nga dy ndeshje, dy më shumë se Turqia, e cila madje e ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Një pjesë e parë e dominuar nga skuadra e Rafet Prekazit u mbyll me epërsinë prej një goli të “Drardanëve” Xhemajli shënoi për ta thyer akullin në sekondat e fundit të 45 minutave të parë.

Por, gjërat nuk nisen mirë për Kosovën në pjesën e dytë, pasi Dervisoglu e barazoi rezultatin në 1:1.

Njëzet minuta para fundit, Kosova e ktheu epërsinë falë Dakut, i cili realizoi një gol tejet të bukur me kokë.

Dominimit dhe lojës fantastike të verdhekaltërve u vuri kapak Kastrati i cili e vulosi fitores duke realizuar në minutën e 89-të.

Kjo është gjendja në Grupin 3 kualifikues, me Kosovën lidere.