Shkup, 4 dhjetor – Po dihen emrat e personave të cilët dyshohen lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Kjo listë me emra dhe mbiemra të personave është dërguar në çdo vendkalim kufitar. Siç mëson Alsat- M, çdo person emri i të cilit figuron në listë është i ndaluar të lëshoj Maqedoninë si dhe secili prej tyre që aktualisht ndodhet jashtë vendit, duhet të arrestohet dhe të dërgohet para organeve hetuese.
Emrat e parë në listë janë të deputetëve të dyshuar për veprën e lartpërmendur, ndërsa ne mesin e tyre ndodhen edhe personat për të cilët ditë më parë, Gjykata penale caktoi masën e paraburgimit 30 ditorë.