Napoli është në kërkim të një lojtari për përfocimin e repartit të avancuar dhe emri i përzgjedhur nga drejtuesit e kaltër është ai i talentit të Villarrealit, Pablo Fornals. 23-vjeçari ndiqet prej kohësh nga italianët, të cilët së fundmi kanë nisur bisedimet me klubin spanjoll për të transferuar në “San Paolo” ish-lojtarin e Malagas.
Për shërbimet e Fornals, klubi nga “El Madrigal” kërkon 30 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij, ndërkohë që italianët kanë nisur bisedimet për të ulur disi këtë vlerë. Fornals ka luajtur në 50 sfida në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 5 gola.