Ajax-i i ka propozuar 20 milionë euro Real Madridi-t për të Martin Odegaard. Norvegjezi është përzgjedhur nga holandezët për të marrë vendin e njërit mes David Neres dhe Hakim Ziyech.
Në propozimin e bardhekuqve është përfshirë edhe opsioni për blerjen mbrapsht të lojtarit nga madrilenët në dy vitet e ardhshme.
Odegaard, i cili nuk ka shkëlqyer me Real-in pas transferimit të tij në Madrid në 2015-ën, ka realizuar tetë gola në 33 ndeshje të luajtura në këtë sezon me Vitesse-n, ku është huazuar verën e kaluar.