Një 35 vjeçar nga fshati Lubinë i Shkupit, me iniciale B.I është arrestuar në Tetovë të mërkurën pasdite nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj dy vajzave të mitura të tetovares me iniciale N.I 46 vjeçare me të cilën ka qenë në lidhje jashtëmartesore. Tetovarja vajzat i ka pasur nga dy martesat e saja të mëhershme me burra të tjerë, në ndërkohë me sulmuesin ka edhe dy djem të mitur. I dyshuari, para disa viteve e ka braktisur tetovaren vetëm kohë pas kohe ka ardhur në shtëpinë e saj në Tetovë, ndërsa policia në konsultim me Prokurorin publik punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe gjatë ditës së sotme është nxjerrë para gjykatësit hetues.