Ministria e Shëndetësisë (MSH), informoi se deri tani dy doza vaksine kanë marrë rreth 35 për qind e të gjithë popullsisë në vend. Ndërsa nga atje thonë se nëse merren parasysh vetëm qytetarët e rritur mbi 18 vjeç, kjo përqindje rritet në 44 për qind.
Përndryshe, dje janë dhënë 3.845 doza vaksinash, nga të cilat 958 kanë pranuar dozën e parë, 2.813 dozën e dytë dhe 74 dozën e tretë të vaksinës kundër virusit korona
“Deri në 5 tetor, janë vaksinuar gjithsej 792.174 qytetarë, 740.822 janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 499 qytetarë”, njoftoi MSH.
Nga atje thonë se 53 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.