Leo Messi dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku. E përditshmja spanjolle AS shkruan se Barcelona dhe Leo Messi janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2018, por në javët e ardhshme do të arrihet marrëveshja për zgjatjen e saj. Me kontratën e re argjentinasi pritet të përfitojë nga 35 milionë euro, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në botë