Shkup, 22 janar – Pesë persona janë lënduar më rëndë në katër nga gjithsej 35 aksidente të regjistruar gjatë fundjavës së vazhduar të festave në rajonin e SPB Shkup. Në nëntë aksidente më lehtë janë lënduar 14 persona, ndërsa në 22 janë shkaktuar dëme materiale.
Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës së vazhduar policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëdhjetë e gjashtë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe gjashtë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve.
Nga qarkullimi janë shkyçur nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 36 shoferë para se të pajisen me të drejtë të drejtimit të automjetit dhe katër shoferë fillestarë, si dhe 34 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugë jashtë kalimit të këmbësorëve. Janë sanksionuar edhe 148 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 93 automjete.