Kur po shënohet sot dita vendore për viktimat e trafikut, për tre muajt e kaluar të këtij viti janë regjistruar jo më pak se 3410 aksidente në tërësi.
Kjo shifër, sipas Policisë, është më e ulët se e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, pasi në vitin 2017 janë regjistruar 401 aksidente më pak, shkruan gazetametro.net.
Policia bën të ditur se nga këto aksidente kanë vdekur 17 persona, ndërkaq janë lënduar 2661 sosh. Mirëpo, krahasuar me vitin e kaluar, edhe te viktimat ka ulje të numrit, ndërkaq ka rritje tek të lënduarit.
Ndërkohë, Policia sqaron se ulje të aksidenteve ka në këtë tremujor edhe në aksidentet vetëm me dëme materiale. Nga 2593 aksidente me dëme që u bën në vitin 2017 në këta tre muaj, sivjet kanë ndodhur 507 më pak.
Metro ndërkaq është interesuar se në cilin rajon ndodhin më shumë aksidente, dhe ka rezultuar se rajoni i Prishtinës ka regjistruar më së shumti aksidente në vitin që lamë pas. Sipas Policisë, vetëm në rajonin e Prishtinës në vitin e kaluar kanë ndodhur hiç më pak se 7604 aksidente.
Ndryshe, sot në Prishtinë u mbyllën për 10 minuta tri rrugë kryesore, në të cilat u bën tri aktivitete simbolike për të shënuar ditën e viktimave të trafikut./gazetametro.net