Tetë muaj pasi u largua nga drejtimi i Çelsit, Antonio Konte rikthehet sërish në Londër. Trajneri italian ka përfituar nga kjo mundësi për të parë pak futboll anglez… I ulur në tribunën e stadiumit, ish-trajneri i bluve të Londrës pa nga afër dominimin e Mançester Sitit që mori kryesimin e tabelës. Gjatë kësaj kohe, ofertat për të kanë qenë të shumta dhe nga skuadra të mëdha, por nuk është çudi që ai të marrë drejtimin e Fulhamit në fundin e këtij sezoni. Tifozët londinezë mund të ëndërrojnë. Interi dhe Roma janë dy skuadrat që përflitet se e duan italianin si trajner të ardhshëm për të nisur një projekt fitues. Në Itali janë të sigurt se zikaltrit kanë arritur akordin për vitin e ardhshëm.