Shkup, 24 shkurt – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 13 deri në minus tre, ndërsa e ditës prej minus pesë deri në gjashtë gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla dhe me erë veriore mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus shtatë ndërsa e ditës do të arrijë deri në tre gradë Celsius.
Prej nesër pason periudhë e motit të thatë dhe me erë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje të vogël ndërsa nga mesi i javës së ardhshme edhe me rritje më të konsiderueshme.