Kur mendon për futbollin italian, emri Delfino Pescara 1936 nuk të kujton asgjë në krahasim me emra si Juventus, Milan apo Inter. Historia e këtij klubi nuk është se ka pasur një periudhë të lavdishme që kur është krijuar 80 vite më parë, teksa shumicën e kohës ka qarkulluar nga Serie B te Serie C.
Gjithsesi, në vitet e fundit Pescara është kthyer në një klub që duhet të vëzhgohet, pasi shumë talente kanë dalë nga aty. Tashmë ata lojtarë luajnë në klube elitare, por në Pescara janë zhvilluar kur kanë qenë më të rinj. Më poshtë keni tetë lojtarë që kanë dalë nga Pescara.
Marco Verratti
Mesfushori italian ka dalë nga akademia e klubit. Aty ka zhvilluar 77 ndeshje duke shënuar dy gola. Ai shpërtheu në ekipin e parë që në moshën 16-vjeçare dhe pas një sezoni të mirë 2011/12 në Serie A, ai u transferua te PSG.
Ciro Immobile
Bomberi i Lazio-s ka luajtur për një vit te Pescara kur u huazua nga Juventus. Ai shënoi 28 gola në 37 ndeshje. Ai ndihmoi ekipin të ngjitej në Serie A në të njëjtin sezon me Verratti-n. Immobile tashmë është kthyer në një lojtar kyç te Lazio, ku ka shënuar 82 gola në 115 ndeshje.
Lorenzo Insigne
Edhe ylli i Napolit ka luajtur në sezonin 2011/12 me Pescara-n në Serie B, aty ku fitoi titullin dhe u ngjit në Serie A. Ai ishte huazuar nga Napoli dhe shënoi 18 gola me ekipin.
Gianluca Lapadula
Lapadula është vetëm 26 vjeç, por ka veshur fanellat e 12 klubeve gjatë karrierës së tij. Një prej tyre është edhe Pescara, ku ka shënuar 46 gola në 30 ndeshje. Ai ngjiti në Serie A ekipin në sezonin 2015/16 dhe u ble nga Milan.
Mattia Perin
Një tjetër ish-lojtari i Pescara-s që tani luan në përfaqësuesen italiane. Ai ka ruajtur portën e ekipin në sezonin 2012/13, pasi u huazua nga Genoa, dhe zhvilloi 30 ndeshje. Tashmë është portieri i Juventus.
Vladimir Weiss
Weiss konsiderohej si një talent te Manchester City dhe shkoi te Pescrara përpara se te Qytetarët të shpërthenin milionat nga arabia. Ai bëri 23 paraqitje me klubin italian duke shënuar 5 gola. Më pas shkoi tek Olympiacos.
Juan Quitero
Quintero iu bashkua Pescara-s nga Atletico Nacional dhe u aktivizua 17 herë duke shënuar një gol. Kolumbiani më pas iu bashkua Porto-s, por nuk arriti të shpërthente në Portugali. Tani ai luan te River Plate.
Gianluca Caprari
Caprari iu bashkua Pescara-s nga Roma dhe zhvilloi 136 paraqitje duke shënuar 24 gola. Ai u ble nga Inter, por u huazua përsëri te bardhekaltrit përpara se të shkonte te Sampdoria.
Lucas Torreira
Mesfushori uruguaian ka luajtur 42 me fanellën e Pescara-s duke shënuar gjashtë gola. Më pas ai shkoi te Sampdoria, ku tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane. Tashmë ai luan tek Arsenal në Premier League.