Organizata për mbrojtjen e kafshëve në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka ardhur në ndihmë një qeni të racës rottweeiler miks, pasi ai është dhunuar nga i zoti i tij. Qeni është dërguar menjëherë në qendrën për kurimin e kafshëve në Detroid ku po kurohet nga stafi i veterinerëve.
Shoqata humanitare e Michiganit, e cila mbërriti menjëherë në skenën tragjike të ngjarjes, ka ofruar një shpërblim prej 32.000 dollarësh për informacion rreth qenit të quajtur Baron, se cili ishte pronari që e kishte dhunuar e më pas braktisur në rrugë. Sipas spekulimeve pronari i qenit ka qenë person abuzues ndaj kafshëve dhe qeni i tij mund të mos i jetë bindur që ai e kishte lënduar në atë mënyrë.