Pas 23 xhirove në Serie A, skuadra e Pescaras është e fundit në renditjen tabelore me vetëm 9 pikë të tubuara. Kjo ka bërë që tifozët e skuadrës të shprehin pakënaqësi ndaj pronarit të klubit, Daniel Sebastiani, me preteksti se nuk ka investuar në skuadër. Tifozët e Pescras, pas humbës nga Lazio në shtëpi me rezultat 2:6, kanë shkuar te shtëpia e Sebastiani, ku ia kanë djegur dy vetura, shkruajnë mediat italiane, përcjell Express. Pas këtij eksesi, Sebastiani ka kërcënuar tifozët se në fund të sezonit do të largohet nga klubi.