Mesfushori i Arseanl Matteo Guendouzi është sulmuar nga ish-aktorja e filmave pornografik Mia Khalifa. Khalifa, 25, ka qenë e pranishme në London Stadium ditën e shtunë për të parë ndeshjen e Topçinjve ndaj West Ham.
Ish-aktorja e filmave për të rritur, e cila gjithmonë ka shfaqur simpatinë e saj për Hammers, e ka dokumentuar kohën e saj në stadium nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe ajo gjithashtu ka përdorur Twitter për të thumbuar mesfushorin e Arsenal Guendouzi, i cili luajti që nga minuta e parë.
“Guendouzi je që qullash, ke qëndruar shtrirë këtë ndeshje më shumë se unë në vitin 2014,” shkruan Khalifa.
Ajo gjithashtu përmendi edhe lojtarin e saj të preferuar në Premier League, pikërisht Felipe Anderson që luan tek ekipi i saj i zemrës. “Felipe Anderson. Ai ka shënuar tetë gola dhe është në majë të Premier League. Dua të di se çfarë shampoje përdor për flokët.”