Shkup, 6 janar – Mot i ftohtë me temperatura maksimale të ditës nën ose rreth zeros vazhdon edhe në ditët në vijim. Sot dhe nesër paradite do të ketë reshje të dobëta lokale të borës dhe do të fryj erë veriperëndimore kohë pas kohe e përforcuar.
Temperaturat e mëngjesit në periudhën e ardhshme do të jenë shumë të ulëta posaçërisht nëpër male ndërsa më ftohtë pritet të jetë të martën në mëngjes kur temperatura do të ulet për 16 gradë nën zeron, ndërsa pritet në pjesën më të madhe të vendit temperatura të ulet nën -10.