Modric dëshiron të qëndrojë edhe për shumë vite në “Santiago Bernabeu”. 33-vjeçari ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2020. Është 33-vjeçar, por ende një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Real Madrid. Bëhet fjalë për fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018, Luka Modric. Kundër Athletic Bilbaos, sfidë të cilën e fitoi 3-0 Real Madridi me tre gola të Karim Benzemas, mesfushori kroat u paraqit për herë të 300 me fanellën e Los Blancos.
“Shpresoj që të luaj edhe 100 ndeshje tjera, së paku… çdo ndeshje që luaj me Real Madridin është gëzim i papërshkrueshëm”, tha Modric. “Ajo që të dhuron Real Madrid, nuk të dhuron asnjë klub tjetër. Rritesh si person por edhe si futbollist”, deklaroi kroati.
Pas ndeshjes me Bilbaon, në dhomat e zhveshjes, Luka u fotografua me Florentio Perezin që e përgëzoi kroatin për arritjen e 300 ndeshje me Madridin. Modric ka shënuar vetëm 17 gola në këto 300 paraqitje, por ka dhuruar shumë asiste dhe ka fituar më shumë se 10 trofe, veçuar 4 tituj të UEFA Champions League.
🇭🇷👕 @lukamodric10 recibió una camiseta conmemorativa de manos del presidente Florentino Pérez, tras jugar 300 partidos como madridista. #RealMadrid pic.twitter.com/t0Z513LBkz
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) April 21, 2019