Shkup, 9 nëntor – S.S (30) nga rajoni i Prilepit, dje në mbrëmje, pas mesnatës, me dhunë e ka dërguar me automjet gruan e pakurorëzuar L.K. (52) të vëllait të tij SH.S. (5), e ka dhunuar, e ka lënë dhe ka ikur. Siç kumtoi MPB, ngjarja e pakëndshme ka ndodhur rreth orës 00:30, kur S.S. së pari ia ka marrë automjetin “Golf 4” bashkëfshatarit të tij dhe ka shkuar në ahur ku SH.S. dhe L.K. kanë ruajtur bagëtinë. Kur Sh.S. ka dalë, S.S. e ka shfrytëzuar momentin, e ka goditur L.K. dhe me forcë e ka futur në automjet, pas çka janë nisur nëpër rrugën e vjetër nga Prilepi në drejtim të Velesit. Gjatë udhëtimit vazhdimisht e ka goditur. Në një moment automjeti është prishur dhe janë ndalur. S.S. ka dalë nga automjeti, sërish e ka goditur disa herë L.K. në pjesën e kokës dhe e ka dhunuar në ulësen e parë të automjetit. Më pas, së bashku kanë shkuar në objektin e një ndërmarrje ku nga roja ka kërkuar telefon celular për t’iu lajmëruar vëllait. Pasi ka folur me SH.S, S.S. është nisur në drejtim të panjohur, ndërsa L.K. ka mbetur në objekt. Ajo i ka treguar bashkëshortit për ngjarjen, pas çka ai me telefon e ka paraqitur në Stacionin Policor Prilep. Është kryer ekspertizë. Po ndërmerren masat për gjetjen e S.S. dhe për ndriçim të plotë të rastit.