Shkup, 4 nëntor – Për shkak të vdekjes së një të afërmi, 30 banorë nga Shkupi sonte kanë thyer derën e hyrjes dhe hapësirat e brendshme në Qendrën urgjente në SPQ “8 Shtatori”. MPB ka vërtetuar se është paraqitur një rast i këtillë, gjegjësisht rreth orës 19 në spital është sjellë një njeri i panjohur, të cilin mjekët kanë tentuar që ta reanimojnë, por pas tentimeve të pasuksesshme, personi ka ndërruar jetë. Ata kanë marrë me vete trupin e pajetë të personit. Në incident për fat të mire asnjë nuk ka qenë i lënduar.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.