Fusha e teknologjisë është një ndër prioritetet e Bashkimit Evropian dhe do të mbetet e tillë edhe për të paktën tri vitet e ardhshme. Komisioneri Carlos Moedas deklaroi se janë 30 miliardë euro fonde që do të shkojnë për projekte dhe studime në fushën e teknologjisë së fjalës së fundit. “Inteligjenca artificiale, gjenetika dhe siguria kibernetike janë bërthama e inovacionit të ditëve të sotme dhe BE mbetet dhe do të jetë lider në fushën e teknologjisë”, thotë Moades. Paratë do të shkojnë për financimin e një sërë projektesh pilote përgjatë tri viteve të ardhshme, mes të cilave edhe ato për prodhimin e energjisë së pastër, reduktimin e ndotjes dhe masivizimin e robotikës.