Tetovë, 6 maj – Sot pasdite gjyqtari në një procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë ndaj personave E.I. (26) dhe A.D. (27) nga Shkupi dhe shtetasi bullgar R. I.O (30) ka shqiptuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditë, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ata kishin kryer vepër penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”. Të tre dyshohen për përfshirjen e tyre në rastin e dy çantave të gjetura me gati 9 kilogram e gjysmë marihuanë, të lënë më parë në një rrugë lokale mbi fshatin Kamjan të Tetovës, të raportuar në SPB Tetovë më datë 4 maj 2021 në ora 22:00. Ata janë privuar nga liria në Shkup dje (5-maj) rreth mesditës, pas së cilës ata janë dorëzuar në SPB Tetovë. Tre personat janë dërguar në Institucionin Ndëshkues Korektues Penal “Shkupi” në Shkup për të vuajtur paraburgimin.