Gjykata Themelore e Kosovës në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar Hysri Peqanit – Burdushit 30 ditë paraburgim.
Mjeku popullor që ndryshe njihet si Burdushi, dyshohet për katër vepra penale, për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangie tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.Kërkesën për masë të paraburgimit e kishin kundërshtuar avokatët e Burdushit.
Mbrojta kishte kërkuar që të lirohet dhe të paraqitet në polici, por Gjykata ka përfillur kërkesën e prokurorit.