Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për moralin e jetës politike, ligj ky që u ndalon politikanëve të punësojnë anëtarët e familjes së tyre.
Të gjithë ministrat, deputetët, anëtarët e pushtetit lokal, të cilët punësojnë bashkëshortët, prindërit dhe fëmijët mund të gjobiten deri në 45000 euro, ose të dënohen deri në 3 vite burg.
Ligji u mbështet nga 383 deputetë, tre ishin kundër, ndërsa 48 abstenuan./Dritare.net