E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duan vërtet femrat te i dashuri? Femrat
e huaja dhe ato shqiptare gjithashtu tërhiqen më shumë nga djemtë me mjekër apo
me mustaqe dhe për këtë ka disa arsye. Këto të fundit do t’iu tregojnë përse duhet t’i mbani:
Ndikimi i meshkujve mjekroshë
Dikur mashkulli me mjekër ka qenë simbol i mençurisë. Shkencëtarët konstatojnë
se ky fakt është aktual edhe sot e kësaj dite. Në të vërtetë, një hulumtim ka
treguar se si femrat kur kanë situata krize më shumë kanë besim te meshkujt me
mjekër dhe me mustaqe. Shkencëtarët këtë fenomen e lidhim me mençurinë dhe
pjekurinë që simbolizojnë qimet në fytyrë.
Mjekra 3-ditore
Hulumtimi ka treguar sesi femrat sot tërhiqen nga mjekra 3-ditore, si ajo e
George Clooney, për të cilën e konsiderojnë se është seksi. Në një citat anonim
thuhet: “Të puthësh një mashkull me mjekër është si të shkosh në piknik. Nuk
është problem të “përkëdhel” qimet e dendura për të arritur tek qëllimi
kryesor”.
Femrat i duan meshkujt e pjekur
Botimi i katër fotografive të të njëjtit mashkull në faza të ndryshme nga
mjekra e rruar e deri te ajo e vërteta, mjekra e dendur, ka dhënë rezultate
shumë interesante. Në të vërtetë, për më shumë se gjysmën e femrave fotografia
më e pëlqyer ka qenë ajo me mjekër prej dhjetë ditësh.