“Kjo është tipike e depresionit: Një qënie njerëzore mund t’i mbijetojë thuajse çdo gjëje për aq kohë sa e ka fundin para syve.
Por depresioni është kaq tinëzar dhe shtohet çdo ditë, duke e bërë të pamundur që të shihet fundi. Mjegullira është si një kafaz pa çelës.” – Elizabeth Wurtzel
Njerëzit me depresion ndihen të bllokuar përbrenda mendjes së tyre, duke u lëkundur ndërmjet të ndjerit të mpirë dhe të ndjerit të pashpresë.
Këto ndjenja janë më shumë se vetëm mërzi apo thjesht “të ndjehesh keq.” Ato zënë mendjen e personave, duke i detyruar ata të luftojnë me mendimet e tyre në mënyrë konstante.
Depresioni mund të ketë efekte të mëdha negative nëse nuk trajtohet dhe për fat të keq mund të rezultojë në vetëdëmtim dhe vetëvrasje.
Njerëzit të cilët nuk e kuptojnë depresionin shpesh e shikojnë atë si një justifikim apo përpjekje për të tërhequr vëmendje. Nëse nuk ke kaluar depresion vetë personalisht, atëherë ti mund të kontribosh në këtë stigmë, me pavetëdije ndoshta, nëse ti beson se njerëzit që vuajnë nga depresioni thjesht po e sajojnë atë në mendjen e tyre.
Depresioni nuk duhet të merret si diçka e lehtë dhe ata të cilët nuk e kanë, duhet të synojnë që ta kuptojnë atë tërësisht përpara se të bëjnë komente të pamenduara të cilat mund të lëndojnë dikë.
Me këtë, ne do të donim të tregonim disa gjëra që nuk duhet t’ia themi kurrë dikujt që është në depresion. Mbaji parasysh!
“Mendoj se je thjesht i/e mërzitur”
Së pari, kjo deklaratë e hedh tërësisht poshtë këtë çrregullim. E bën vuajtësin të ndihet sikur po i krijon gjërat nga asgjëja dhe ndjenjat e vazhdueshme të boshllëkut dhe melankolisë i krijohen të gjitha në mendje (gjë që sigurisht nuk është e vërtetë.)
Depresioni është një mosbalancim kimik në tru, kështu duke i thënë dikujt se thjesht është i mërzitur tregon se do të jetë diçka kalimtare dhe se nuk është aq serioze sa ata e bëjnë të jetë.
Kjo vetëm sa përforcon stigmën rreth sëmundjes mendore dhe tregon një keqkuptim të depresionit. Ndërsa njerëzit me depresion në disa raste mund ta kalojnë atë, shumë prej tyre duhet të luftojnë me të gjithë jetën e tyre.
Mërzia është e përkoshme, ndërsa depresioni mund të jetë i përherhershëm.
“Të është krijuar në mendje”
Po, në një farë mënyre. Nëse ia thua këtë gjë dikujt që është në depresion, atëherë të paktën e ke kuptuar siç duhet. Për shkak të mosbalancimit kimik që shkakton depresionin, ai krijon simptoma që janë shumë të vërteta për vuajtësin.
Është në kokën e tyre, por ata nuk e kuptojnë. Njerëzit e mendojnë këtë vetëm duke qënë se ata nuk mund të shohin brenda trurit të një personi, duke parë kështu vetëm atë që është në sipërfaqe.
Megjithatë, ky çrregullim mendor është shumë real dhe duke thënë se një person po vepron pa vëmendje apo kur shumë njerëzve u vjen keq për të, kjo është një fyerje e madhe për dikë që po kalon një traumë të vërtetë mendore.
“Përpiqu të jesh pozitiv”
Pooo, si nuk e kishte menduar askush që është në depresion ndojëherë këtë! Kjo frazë është sikur të grushtosh në fytyrë dikë me depresion.
Askush që është në depresion nuk do që të ndihet në atë mënyrë; ata thjesht ndihen ashtu dhe duhet ta përballin atë çdo ditë.
Sigurisht, ata mund të provojnë teknika për të qenë pozitivë, terapi, meditime, etj dhe të vazhdojnë SËRISH të vuajnë nga depresioni. Nuk ka një qasje të një madhësie për të trajtuar depresionin dhe nuk ka një garanci që ndonjë nga mjetet e shërimit të përmendura do të funksionojnë.
Megjithatë, ti duhet të kuptosh se ata që vuajnë nga depresioni mund ta kenë provuar “të qëndrojnë pozitivë” çdo ditë. Kjo deklaratë nënkupton se nëse i shton pak përpjekjet, ata do të ndjehen shumë më mirë dhe kjo nuk është thjeshtë e vërtetë.
Ka vetëm disa fjali që duhet t’i shmangësh për të mos ia thënë dikujt me depresion.
Të japësh këshilla me mirëkuptim është e dobishme; gjithsesi, sigurohu që të marrësh kohën e duhur për të kuptuar dhe dëgjuar se çfarë po kalon dikush përpara se të japësh përgjigjet.
Depresioni është një çrregullim kompleks dhe mund të kërkojë terapi, medikamente apo trajtime alternative. Nëse dikush dëshiron këshillën tënde, do të ta kërkojnë shumicën e kohës, por mbase e gjithë ajo që duan është që dikush t’i dëgjojë.
Qëndro pranë dikujt që vuan nga depresioni në vend që ta trajtoni atë si një periudhë trishtimi; ti mund të jesh personi i vetëm që ai ka në krah.
Mos humbisni: 5 Shenjat e Fshehura të Depresionit për të cilat Rrallëherë flitet.