Liga e Kampioneve është kompeticioni më i rëndësishëm për klubet e futbollit në Evropë. Një kompeticion që lakmohet nga çdo futbollist në glob, sepse është arena e kampionëve të vërtetë, gara më e ndjekur në botë. Të gjithë në kërkim të të ashtuquajturës “kupa veshëgjatë”, e cila përkthehet në lavdi, por edhe të ardhura të mëdha financiare. Në sezonin 2016-2017 jemi ende në raundin e dytë, atë me eliminim direkt, teksa vijojnë të luhen sfidat e kthimit. Por, a e dini se cili futbollist ka më shumë ndeshje në këtë kompeticion? Ky është portieri Iker Casillas, me 162 ndeshje, që do të jetë edhe sonte në “arenë”, duke mbrojtur portën e Portos ndaj Juventusit. Ndjekës i spanjollit, ish-kapitenit të Real Madridit, është Xavi Hernandez, ish-kapiteni i Barcelonës, që tashmë luan në Katar, në prag të pensionimit. Më poshtë, përmes grafikut përkatës, ju njohim me 29 futbollistët që kanë më tepër paraqitje në Champions. Prej tyre, emrat e të cilëve janë me “bold”, janë aktivë në këtë kompeticion edhe në sezonin aktual, ndërsa të tjerë mund ta kenë mbyllur karrierën, ose gjenden jashtë gare për arsye të ndryshme.