Pronari i ekipit të mirënjohur grek Olimpiakos bashkë me 27 biznesmenë të tjerë dhe drejtues do të dalin përpara gjykatës për trukime ndeshjesh, këtë e ka urdhëruar një panel gjykatësish të mërkurën.
Akoma nuk është vendosur data, dhe kështu që pronari i Olimpiajos Vangelis Marinakis është lënë i lirë me kusht. Marinakis, një pronar anijesh dhe investues, ka mohuar akuzat, teksa akuzat e tjera ndaj tij për shantazh ndaj tij janë rrëzuar.
Të akuzuarit e tjerë, ku përfshihen edhe ish-drejtues si dhe arbitra që kanë dalë në pension si dhe pjesëtarë të federatës. Futbolli profesionist grek ka kohë që investigohet dhe akuzohet për korrupsion, me drejtues të klubeve rivale që kanë akuzuar njëri-tjetrin publikisht për korrupsion dhe trukime ndeshjesh.
Grupi investigues do të fokusohet te ndeshjet e 2012-15, kanë thënë gjykatësit. Nëse do të shpallen të fajshëm, presin një dënim 10 vite burg. Gjyqi pritet të zhvillohet në mesin e 2018.