Luis Enrique nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën në Barcelonë. Andaj, ai mund të largohet nga detyra pas përfundimit të këtij sezoni.
Në ndërkohë, gjiganti katalan ka identifikuar kandidatët për pasardhës të tij.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona është e interesuar për Laurent Blanc, ish futbollist i ekipit nga sezoni 1996-97, përcjell “Lajmi.net”.
Por, kandidatë janë edhe Eusebio Sacristan, për katër sezone trajner i Barcelonës B, tani në Real Sociedad.
Marcelino, i kërkuar nga Inter para emërimit të Stefano Piolot, Mauricio Pochettino dhe Arsene Wenger kompletojnë listën e Barcelonës.